image Sonte shpallet kënga fituese shqiptare për Eurovision

Muzikë

Kulturë/ Sonte shpallet kënga fituese shqiptare për Eurovision

news image

Në bazë të pritjeve të publikut dhe pretendentë për ta fituar këtë festival shihen Elvana Gjata me kënëgën “Me tana”, Arilena Ara me këngën “Shaj” dhe Era Rusi me këngën “Eja mere”.

Në Tiranë sonte mbahet nata finale e edicionit të 58-të Festivalit të Këngës, i cili është festivali më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky festival konsiderohet ngjarja kryesore artistike e fundvitit në Shqipëri, një prodhim i Radio Televizionit Shqiptar.

Në dy netët e para, janë përzgjedhur 12 finalistë me këngët e tyre më të mira nga 20 konkurentët që u paraqitën ë skenë, të enjtën dhe të premten.

Në skenën e Pallatit të Kongreseve në kryeqytetin shqiptar sonte do të ngjiten këngëtarët:

Arlinena Ara, me këngën “Shaj”
Elvana Gjata, me këngën “Me tana”
Bojken Lako, me këngën “Malaseen”
Sara Bajraktari, me këngën “Ajër”
Kamela Islamaj, me këngën “Më ngjyros”
Era Rusi, me këngën “Eja merre”
Valon Shehu, me këngën “Kutia e Pandorës”
Tiri Gjoci. me këngën “Me gotën bosh”
Robert Berisha. me këngën “Ajo nuk është unë”
Olta Boka. me këngën “Botë për dy”
Alberie Hadergjonaj. me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua” 
Gena. me këngën “Shqiponja e lirë”

Në bazë të pritjeve të publikut, pretendentë për ta fituar këtë festival shihen Elvana Gjata me këngën “Me tana”, Arilena Ara me këngën “Shaj” dhe Era Rusi me këngën “Eja mere” e cila këtë vit ka sjellë një këngë të veçantë. Por, gjithça pritet të dihet sonte mbrëma ku votat e publikut dhe juries mund të sjellin befasi..

Fituesi i “Fest 58” do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, që do të mbahet në Holandë.

Vjet Shqipërinë në këtë eveniment kulturor evropian e përfaqësoi këngëtarja, Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=xU05KhrvWFg
https://www.youtube.com/watch?v=tmZpLOjRzxc