Me një vit vonesë për shkak të COVID-19, sonte do të fillojë kampionati evropian i futbollit, EURO 2020, shkruan Gazeta Sinjali Sport.
Kjo garë e cila mban emrin “EURO 2020”, pavarësisht se luhet këtë vit, do të nisë që nga sonte dhe do të zgjasë deri më 11 korrik të këtij viti.
Ndeshja e parë që do të luhet është ajo mes Turqisë dhe Italisë duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin Stadio Olimpico në Romë të Italisë, për të vazhduar pastaj çdo ditë me nga tre takime brenda ditës.
EURO 2020 do të zhvillohet në 11 shtete, të ndara nga 4 mijë e 766 km.
Italia, Azerbejxhani, Danimarka, Rusia, Anglia, Rumania, Holanda, Spanja, Skocia, Hungaria dhe Gjermania do të jenë shtetet ku do të zhvillohen ndeshjet e kësaj gare.
Gjeni këtu kalendarin e ndeshjeve të EURO 2020. /Gazeta Sinjali Sporti/