image Sonte në Prishtinë do të ndizen qirinj në kujtim të Madeleine Albright

Sociale

Sonte në Prishtinë do të ndizen qirinj në kujtim të Madeleine Albright

news image

Sonte në Prishtinë do të ndizen qirinj për nder të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila u nda nga jeta.

Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi për miken e madhe të Kosovës, qirinjtë do të ndizen te busti i saj, afër Pallatit të Rinisë.

Ndezja e qirinjve do të bëhet duke filluar nga 19:30.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Familja e saj kanë njoftuar se Albright ka vdekur shkaku i kancerit.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.

Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.

/GazetaSinjali/