Sonte (e shtunë), shënohet nata e fundit apo finalja e “Kënga Magjike 2021”.
Duke filluar nga ora 21:00 – emocione, këngë të bukura e po ashtu edhe atmosferë të jashtëzakonshme do të ketë edhe në këtë mbrëmje madhështore të festivalit.
Nën prezantimin e autorit dhe producentit Ardit Gjebrea, këtë vit më shumë magji kompeticionit i ka dhënë edhe artistja Marela Çibukaj në rolin e moderatores.
Netët gjysmëfinale të festivalit u mbajtën më 26 dhe 27, ndërsa sollën artistë të mrekullueshëm përfshirë edhe disa ndërkombëtarë.
Krahas kësaj, në këto dy net disa nga artistët e rinj kaluan në kategorinë ‘Big’ bazuar në votat e jurisë.
“Kënga Magjike” ndërkohë mbahet që nga viti 1999, gjersa sivjet është zhvilluar më ndryshe për shkak të situatës me koronavirus. /GazetaSinjali/