image Flori Mumajesi i pakënaqur me vendimin e jurisë së “Kënga Magjike”: “Koha do ta vërtetojë se…”

Bota e Yjeve

Flori Mumajesi i pakënaqur me vendimin e jurisë së “Kënga Magjike”: “Koha do ta vërtetojë se…”

news image

Kantautori, Flori Mumajesi, nuk është ndarë i kënaqur me vendimin e jurisë së festivalit “Kënga Magjike” sa i përket shpalljes së fituesit për kategorinë “Best New Artist”.

Rock grupi Urban Band është shpallur fitues në kategorinë “Best New Artist”, por kjo nuk është pritur mirë nga Flori.

Ai ka reaguar përmes një story në rrjetin social Instagram. Sipas tij, këtë çmim e ka merituar Shkumbin Krasniqi me këngën “Bekuar”.

Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri. Për mua që refuzoj të jem në panele jurie, je t’i fituesi dhe jo vetëm i New Artist”, ka shkruar Flori.

Kujtojmë se juria profesioniste përbëhej nga: Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.

Në garë për çmimin “Best New Artist” ishin Urban Brand dhe artisti Kras që garoi me këngën “Bekuar”. Urban Band ia dolën të rrëmbenin çmimin mes 16 artistëve të rinj që konkurruan përgjatë dy netëve gjysmëfinale të këtij festivali./Gazeta Sinjali/