image Ardit Gjebrea thotë se këtë vit nuk do të mbahet "Kënga Magjike"

Muzikë

Muzikë/ Ardit Gjebrea thotë se këtë vit nuk do të mbahet “Kënga Magjike”

news image

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, ka thënë se këtë vit nuk do të zhvillohet kompeticioni i përvitshëm i muzikës moderne “Kënga Magjike”.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjebrea ka thënë se do të ketë një pasurim të programacionit, kështu duke shtuar se sezoni i ri televiziv do të vijë me ndryshime.

@kengamagjikeoffical në 2020 pushim. Në pranverë të 2021 rikthehemi për t’i dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra. Ndërkohë edhe @edielashqiptare me fillimim e sezonit shtator 2020- korrik 2021 për rrjedhim vjen më e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri”, ka shkruar ai.

Ky lajm i ka befasuar publikun, megjithatë kujtojmë se vitin që lamë pas ‘Kënga Magjike’ ngjalli shumë diskutime në rrjet për shkak të formës së votimit./Gazeta Sinjali/