image Ky është komenti i Linda Halimit për “Kënga Magjike”

Bota e Yjeve

Ky është komenti i Linda Halimit për “Kënga Magjike”

news image

Këngëtarja e mirënjohur. Linda Halimi, ka bërë një publikim në rrjetet sociale lidhur me përvojën në spektaklin e “Këngës Magjike”, njëherësh duke e uruar fituesin Alban Ramosaj.

“Ah, jam ndier shumë mirë dhe jam kënaqur shumë! Një tjetër përvojë e bukur. Urime shumë fituesit të merituar Alban Ramosaj dhe urime të gjithëve për performancat e bukura… Sa kohë e gjatë ishte pa u parë”.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet, dashurinë pafund që më keni falë gjatë gjithë kohës në Shqipëri! Mezi pres t’ju takoj prapë”, ka shkruar këngëtarja.

View this post on Instagram

A post shared by ♈️ ???????????????????????????? ♈️ Linda Halimi (@linditaworld)

Lindita ka bërë të ditur se këto ditë do të publikohet kënga e saj “Amin”, me ç’rast i ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj.

“Pa t’pa” ishte kënga me të cilën Lindita u prezantua në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Kënga Magjike”. /Gazeta Sinjali/