image Sokol Halili u vetëvra, çka ndodhë tash me procedurën kundër tij? Tregon avokati Berisha

Drejtësi

Sokol Halili u vetëvra, çka ndodhë tash me procedurën kundër tij? Tregon avokati Berisha

news image

Mbrëmjen e së mërkurës të 30 nëntorit, në oborrin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sokol Halili me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes së tij, Hamide Magashi dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, sot kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në fshatin Godanc të Shtimes.

Për këtë rast, avokati Besnik Berisha për Gazetën Sinjali tha se procedura penale ndaj dorasit Sokol Halili do të pushohet në momentin kur konfirmohet vdekja e tij.

“Sapo të konfirmohet vdekja e Sokol H, procedura penale kundër tij pushon. Vdekjen duhet ta konfirmojë mjeku kompetent. Pas kësaj, policia duhet të dërgoj raport njoftues Prokurorit me dëshminë e vdekjes së tij. Pas pranimit të raportit njoftues, Prokurori merr vendim për pushimin e procedurës penale për shkak të vdekjes së të dyshuarit”, u shpreh Berisha.

Ndryshe, tashmë i ndjeri Sokol Halili, para se të vetëvritej ka lënë një letër të cilën ia kishte dorëzuar babait të tij.

Këto shënime tashmë janë bërë pubike nga Televizioni T7 ku në mes tyre thuhet se vrasjen e ka bërë me vetëdije.

Në letrën e gjatë, dorasi jep versionin e tij rreth marrëdhënies me ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi.

/GazetaSinjali/