Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për sloganin zyrtar të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen më 6 tetor në Kosovë.
“Votojmë për të ardhmen tonë!”, është slogani që u zgjodh nga KQZ.
Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës KQZ bëri të ditur se votimi përmes postës do të vazhdojë deri më 5 tetor.
Aty kanë mundësi të votojnë mërgata që jetojnë jashtë Kosovës./Gazeta Sinjali/