image Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, karantina 10 ditëshe e detyrueshme

Rajon

Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, karantina 10 ditëshe e detyrueshme

news image

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshim të kufizimeve në këtë vend si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e kësaj ambasade është bërë e ditur se personat që hyjnë në Slloveni nga Kosova do të detyrohen të futen 10 ditë në karantinë, pasi që ky shtet nuk po i pranon testet PCR nga vendet që s’janë pjesë e zonës Schengen.

“Personave që hyjneë neë Slloveni nga Kosova, për shkak të mundsisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojneë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen”, thuhet në njoftim.

Ambasada kosovare në këtë vend bën të ditur se nga sot ka filluar zbatimi i kushteve të ndryshuara për hyrjen në Slloveni, të cilat mund t’i gjeni KËTU./Gazeta Sinjali/

‼️Ndryshim i kufizimeve për hyrje në Slloveni‼️ Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të…

Posted by Ambasada e Kosovës në Slloveni on Monday, March 29, 2021