image Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Kosovë

Politikë/ Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka pritur ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Media e Kuvendit, ambasadori Bertoncelj ka uruar Osmanin për detyrën dhe për 12-vjetorin e pavarësisë së vendit, por edhe ia ka konfirmuar mbështetjen e Sllovenisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas njoftimit, ambasadori ka potencuar se politika e jashtme sllovene e ka në fokus Ballkanin Perëndimor.

“Ai e ka konsideruar fazë të re në politikën kosovare, kryesimin e Kuvendit nga ana e Osmanit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë kryekuvendarja Osmani, ka përmendur investimet sllovene në Kosovë dhe ka shtruar nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në fushën e diplomacisë parlamentare.

“Ajo e ka njoftuar ambasadorin slloven me krijimin e grupeve parlamentare​të miqësisë, njëri nga të cilët do të jetë ai me Slloveninë”, thuhet më tutje në njoftim. /Gazeta Sinjali/