image Sllovenia emëron emisar special për Ballkanin Perëndimor

Rajon

Sllovenia emëron emisar special për Ballkanin Perëndimor

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, njoftoi sot se vendi i saj ka emëruar Anzhej Frangesh si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe se për këtë ka njoftuar të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“E informova zëvendës ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar për emërimin e të dërguarit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pres bashkëpunim me ju”, ka shkruar Fajon, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme sllovene ka postuar në Twitter.

Sipas raportimeve, Fajon dhe Frangesh diskutuan në Bled se si Sllovenia mund të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së dhe situatën në rajon gjatë një takimi me kolegë nga Shqipëria, Prishtina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

/GazetaSinjali/