image Sllovakia i tregon Kosovës si ta luftojë koronavirusin, ia ofron një projekt kundër përhapjes

Kosovë

Ndihmë/ Sllovakia i tregon Kosovës si ta luftojë koronavirusin, ia ofron një projekt kundër përhapjes

news image

Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar administratës së Kosovës një projekt të dobishëm që synon të luftojë kulmin e shpërthimit të COVID-19.

Projekti është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë kosovarët dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor.

Ai lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale.

Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë, jo vetëm studentë të mjekësisë, dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës.

“Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet Sllovake. Të gjithë jemi bashkë në këtë!”, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/