image Slipknot publikon filmin e metrazhit të shkurtër "Pollution"

Film

Film/ Slipknot publikon filmin e metrazhit të shkurtër “Pollution”

news image

Grupi i njohur amerikan i zhanrit “heavy metal”, Slipknot, ka publikuar një film të metrazhit të shkurtë, të titulluar “Pollution”.

Ky film zgjatë rreth 20 minuta dhe ka regjisor M. Shawn Crahan, shkruan Gazeta Sinjali.

Regjisori ka thënë se ka dashur të krijojë një film që i bën njerëzit të dyshojnë në ekzistencën e tyre.

Në këtë realitet, kur shtriheni në shtrat afër personit që ju e doni. A e pyetni vetën ndonjëherë se a është e mundur që ai mund t’ua presë fytin përderisa flini”, citohet të ketë thënë C rahan.

“Pollution” është publikuar në kanalin zyrtar të grupit në YouTube dhe qysh në orët e para ka marrë komente pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/