image Intriga, dashuri dhe tradhti, dalin detaje nga filmi ku do të jenë Luizi dhe Olta - kush mund ta luajë rolin e vjehrrës?

Bota e Yjeve

Intriga, dashuri dhe tradhti, dalin detaje nga filmi ku do të jenë Luizi dhe Olta – kush mund ta luajë rolin e vjehrrës?

news image

Prej disa kohësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se ish-banorët e edicionit të dytë të Big Brother VIP do të marrin pjesë në një film.

Por ajo çka na ka bërë më shumë kurioz është roli që do të ketë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Raportohet se dyshja do të jenë çift, pra burrë dhe grua.

Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhti dhe protagonistë kryesorë ka aktoren dhe këngëtarin.

Së fundmi, gazetari Blendi Salaj ka zbuluar ditën e sotme gjatë programit Wake Up disa detaje të reja nga filmi ku këngëtari dhe aktorja do të luajnë.

Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.

“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz Olta”– u shpreh ai.

“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”- shtoi moderatori.

/GazetaSinjali/