image Pas Big Brother VIP Albania, këtu mund ta shihni Olta Gixharin

Bota e Yjeve

Pas Big Brother VIP Albania, këtu mund ta shihni Olta Gixharin

news image

Aktorja e famshme shqiptare, Olta Gixhari u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe mori vëmendje të madhe nga rrugëtimi brenda shtëpisë së famshme.

Dalja e saj e papritur nga BBVA u komentua dhe e vuri edhe më shumë në fokus, ndërsa tani Olta ka vendosur që këtë ta shfrytëzoi për të punuar në projekte të reja.

Kështu ka bërë të ditur aktorja përmes një pyetësori që realizoi me fansat e saj në llogarinë e Instagramit.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Gixhari u pyet se cilat ishin planet e saj tani që ka përfunduar Big Brother VIP Albania, dhe ajo tha se po përgatit një film të ri.

‘Një film me në kast që as nuk ju shkon mendja”, tha Olta në përgjigjen e saj.

Aktorja, e cila është nënë e një djali vendosi që të largohen nga BBVA me dëshirën e saj pas një qëndrimin prej afro 100 ditësh brenda shtëpisë.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Olta tha se nuk po arrinte të përballonte mallin për të birin, duke lënë kështu përgjysmë garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ndërkaq, kujtojmë që fituesi i BBVA 2 u shpall aristi shkodran, Luiz Ejlli.

/GazetaSinjali/