image Skuadra e Napolit do t'i paguajë 30 milionë euro për Amrabat dhe Rrahmanin

Futboll

Sport/ Skuadra e Napolit do t’i paguajë 30 milionë euro për Amrabat dhe Rrahmanin

news image

Sofyan Amrabat dhe Amir Rrahmani të Hella Veronas, do të kalojnë te skuadra e Napolit verën e ardhshme.

Mësohet se klubi i dy futbollistëve do të fitojë plot 30 milionë euro për ta, transmeton Gazeta Sinjali.

Gazzetta dello Sport, raporton se dyshja do t’i bashkohen klubit verën e ardhshme, pasi sipas tyre bisedimet kanë filluar tash e dy muaj.

Kujtojmë se Amrabat dy ditë më parë e konfirmoi se transferimi në Napoli ishte pothuajse i kryer, ndërsa pas tij do të bashkohet edhe Amir Rrahmani./Gazeta Sinjali/