image Gabimi që bëni çdo herë kur blini rroba banje - Sinjali

Gabimi që bëni çdo herë kur blini rroba banje

news image

Ndonëse java e dytë e qershorit ishte me kohë jo të mirë dhe me temperatura më të ulëta se të zakonshmet, megjithatë një pjesë prej jush ka menduar edhe për rroba banjoje, transmeton shkruan Gazeta Sinjali.

Oleema Miller, stiliste, thotë se këtë verë ka rroba banjo të larmishme, megjithatë bikinit trekëndësh me një mbulim modest do të mbesin ‘të përjetshëm’.

Por, nuk është modeli ai në të cilin gabojnë gjithmonë vajzat. Ka një gabim që të gjitha vajzat bëjnë sa herë që nisin të blejnë një kostum banje të ri. Sipas ekspertëve, gabimi që bëhet gjithmonë është numri i rrobave të banjës.

Miller ka vënë re se për një kohë të gjatë, klientët blejnë kostume që nuk janë në të njëjtën madhësi.

Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave e kërkojnë pjesën e poshtme plotësisht të mbuluar. Kjo gjë i çon ato të zgjedhin mbathje më të mëdha në numër. Në një kohë të shkurtër, ato lirohen dhe bëhen më të gjera. Kjo është më e keqja! Të kesh një kostum në madhësinë e duhur është gjëja më e rëndësishme.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin