image Nesër në mesnatë shpërthen "bomba"/ Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula do çmendin publikun

Bota e Yjeve

Nesër në mesnatë shpërthen “bomba”/ Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula do çmendin publikun

news image

Është bërë e zakonshme që në sezonin e verës artistët të bashkojnë forcat për të sjellë këngët më të mira dhe më të pëlqyeshme për publikun dhe pothuajse të gjitha këngët që janë lansuar deri më tani kanë ardhur në bashkëpunime, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali disa ditë më parë ka paralajmëruar se më 3 korrik do të lansohet kënga “Dalë” nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula. Të tre artistët përveç këtij bashkëpunimi kanë sjellë edhe disa projekte paraprake, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Një theks i veçantë bie te kënga e Butrint Imerit, “Dujem”, e cila siç rezulton nga klikimet, ka fasionuar të gjithë publikun shqipfolës, pasi që në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Lituani, Austri, kënga “Dujem” zë top vendet në listën e dëgjueshmërisë nga Youtube.

E tani vetëm 24 orë na ndajnë derisa “bomba” e kësaj vere të “shpërthejë”. Kurdisni alarmet për nesër në orën 00:00, sepse nga ajo çka ka dëgjuar Sinjali, ky projekt do mbahet mend gjatë./Gazeta Sinjali/