image Skuadra angleze interesohet për Inzaghin, trajneri italian i hapur për aventurë të re

Futboll

Skuadra angleze interesohet për Inzaghin, trajneri italian i hapur për aventurë të re

news image

Tottenhami e ka shtuar në listë trajnerin e Lazios, Simeone Inzaghi si një nga alternativat për ta zëvendësuar Jose Mourinhon si trajneri i ardhshëm, transmeton Sinjali Sport.

Spurs shkarkuan Mourinhon pas 17 muajve në stol, pas një edicioni zhgënjyes.

Julian Nagelsmann ishte prioritet, por pasi ky i fundit u bë trajner i Bayernit, gjërat ndryshuan në kampin londinez.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, Inzaghi është ndër trajnerët që po konsiderohet të marrë stolin e klubit londinez.

Inzaghi ka impresionuar gjatë pesë viteve te Lazio, por ka spekulime se nuk është i lumtur dhe dëshiron largimin.

Ish sulmuesi është i hapur të provojë aventurën në Premierligë, por ende Tottenham nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare. /Gazeta Sinjali Sporti/