Skitari Albin Tahiri, ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, raporton Sinjali Sporti.
Tahiri u rendit i 15-ti në Lojërat Olimpike Dimërore sa i përket sllallomit, ndërsa në lëshim u radhit i 22-ti..
Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe poashtu rezultati më i mirë për Kosovën.
Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.