image S'kishte rrymë në disa pjesë të Prishtinës, KOSTT njofton se problemi është zgjidhur

Sociale

S’kishte rrymë në disa pjesë të Prishtinës, KOSTT njofton se problemi është zgjidhur

news image

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike transformatori NS Prishtina 1, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të KOSTT, pas punës intensive është kthyer në operim ky transformator dhe është stabilizuar furnizimi me energji elektrike për qytetarët e prekur nga ky dëmtim.

Nga ky nënstacion furnizohen: Zona Industriale (një pjesë), Fushë Kosova (një pjesë), disa pjesë të Prishtinës si Kalabria dhe Arbëria.

“Pas një pune intensive të ekipeve të KOSTT të mirëmbajtjes së nënstacioneve, në ora 23:23 është kthyer në operim transformatori TR1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1 dhe është stabilizuar furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar. I falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme si dhe i jemi mirënjohës qytetarëve për mirëkuptimin e treguar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOSTT-it./Gazeta Sinjali/