image Skenderaj/ Burri ia merr ish-gruas fëmijët dhe nuk ia kthen, dërgohen në strehimore

Siguri

Skenderaj/ Burri ia merr ish-gruas fëmijët dhe nuk ia kthen, dërgohen në strehimore

news image

Një burrë në Skenderaj ia ka marrë dje fëmijët ish-bashkëshortes së tij, me pretekstin për t’i shëtitur.

Gruaja e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ish burri i saj, i mori fëmijët për t’i shëtitur dhe tha se do t’i kthente në shtëpi më vonë.

Policia ka njoftuar se pas denoncimit të rastit, me vendim të prokurorit gruaja dhe fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa rasti ndaj të dyshuarit është hapur si “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/