image Skender Krasniqit i vërtetohet dënimi për vrasjen nga pakujdesia të djalit të tij

Drejtësi

Skender Krasniqit i vërtetohet dënimi për vrasjen nga pakujdesia të djalit të tij

news image

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim prej 3 vite e 5 muaj të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Skender Krasniqit, për vrasjen e djalit të tij nga pakujdesia, tani të ndjerit Albert Krasniqi, më 27 janar të vitit të kaluar.

Apeli e ka refuzuar ankesën e ushtruar nga mbrojtësi i tani të dënuarit, duke lënë kështu në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë të shqiptuar më 3 dhjetor 2021.

Sipas vendimit, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës, vlerësimit të pretendimeve ankimore dhe analizimit të aktgjykimit të ankimuar, Gjykata e Apelit gjeti se ankesa e mbrojtësit nuk është e bazuar.

Apelit ka konstatuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se i njëjti është përpiluar sipas ligjit dhe nuk përmban kurrfarë të metash.

/GazetaSinjali/