image Skender Hyseni i reagon Kurtit: Po të ishte gjallë Rugova nuk do ta besonte që Kosova kthen mbrapsht këshillat e Amerikës

Kosovë

Reagim/ Skender Hyseni i reagon Kurtit: Po të ishte gjallë Rugova nuk do ta besonte që Kosova kthen mbrapsht këshillat e Amerikës

news image

Ish- ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka kërkuar që taksa të hiqet dhe të mos diskutohen sygjerimet dhe këshillat e SHBA-së, duke theksuar se po të ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, nuk do ta besonte që Kosova do t’i kthente mbrapsht sygjerimet dhe këshillat e shtetit amerikan.

“Po të ishte gjallë Presidenti Rugova, nuk do të besonte kurrë që kemi mbërri në një stad politik kur i kontestojmë apo edhe i kthejmë mbrapsht këshillat dhe sugjerimet e Amerikës”, ka shkruar Hyseni.

Hyseni përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se taksa duhet të hiqet dhe se dështimet në rrafshin e partneritetit me SHBA-të dhe NATO-n nuk i falen askujt.

“Dështimet në rrafshin e partneritetit strategjik me SHBA-të, NATO-në dhe BE-në nuk i falen askujt. Krekosjet dhe thirrjet këtu në vota dhe manipulimi me popullizëm është mashtrim”, ka shkruar Hyseni.

Gjithashtu Hyseni ka kujtuar se qeveria e Kosovës si asnjëherë më parë ka nevojë që të veprojë me menquri e maturi dhe se duhet të ketë kujdes sepse partneriteti me SHBA-të është jetik./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1064378023920693&set=a.106120436413128&type=3