image Skender Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialogun me Serbinë

Politikë

Skender Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialogun me Serbinë

news image

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Të enjten, Hyseni do ta përfaqësojë Kosovën në bruksel, në vazhdën e takimeve me Serbinë. /Gazeta Sinjali