Manchester City dhe Liverpooli do të vazhdojnë betejën e titullit deri në xhiron e fundit për t’u përcaktuar se kush do të jetë fituesi.
Man City barazoi 2-2 të dielën me West Ham, duke shkuar në 4+ pikë ndaj Liverpoolit, me Të Kuqtë që duhej ta zhvillonin ndeshjen dy ditë më vonë, ndaj Southamptonit të martën mbrëma.
‘Reds’ fituan me vështirësi ndaj Southamptonit 2-1 si mysafir, për të ngushtuar diferencën në një pikë dhe për ta lënë garën e titullit të hapur deri në xhiron finale të sezonit.
Man City pozicionohet si lider me 90 pikë, teksa Liverpooli ka 89 pikë.
Sidoqoftë, ekziston një skenar i “çmendur” që të mund të zhvillohej një finale play-offi mes këtyre dy skuadrave, për ta përcaktuar fatin e titullit, megjithëse gjasat janë pak të mundura që kjo të arrihej.
Nëse Man City potencialisht do të humbiste 6-0 në shtëpi ndaj Aston Villas në xhiron e fundit, dhe Liverpooli të barazonte 5-5 me skuadrën e Wolves në Anfield, kjo do të nënkuptonte që goldallimi do të ishte totalisht i njëjtë, çka do të bënte që të zhvillohej një ndeshje shtesë mes këtyre në play-off për t’u përcaktuar fituesi.
Megjithëse kjo ka gjasa minimale të ndodhë, megjithatë do të kishte qenë diçka e paparë ndonjëherë në Premierligë sikur të ndodhte.