image Skandaloze: Televizioni i Spanjës e shkruan emrin e Kosovës me shkronja të vogla

Futboll

Skandaloze: Televizioni i Spanjës e shkruan emrin e Kosovës me shkronja të vogla

news image

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke luajtur ndaj Spanjës, në ndeshjen e vlefshme për fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Televizioni publik spanjoll, RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë.

Ata e kanë shkruar emrin e shtetit të Kosovës me të vogla (ESP – kos), një gjest skandaloz ky nga spanjollët.

Kujtojmë që Spanja kishte kërkuar që kjo ndeshje të zhvillohej pa himnin shtetëror të Kosovës dhe pa simbole – një gjë të tillë s’e kishin pranuar ‘Dardanët’ dhe shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA./Gazeta Sinjali Sporti/