image Skandaloze: Skena dhune në qendër të Prishtinës, zyrtarët policorë keqtrajtojnë dy qytetarë pa hezitim (Video)

Skandaloze

Skandaloze: Skena dhune në qendër të Prishtinës, zyrtarët policorë keqtrajtojnë dy qytetarë pa hezitim (Video)

news image

Pak kohë pasi Gazeta Sinjali publikoi pamje ekskluzive të keqtrajtimit të një 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi në Prishtinë, mbrëmë në adresë të redaksisë së Sinjalit, ka arritur edhe një video tjetër, për të denoncuar veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë, të cilat dyshohet se kanë ndodhur më 25 janar 2021.

Fatkeqësisht edhe kjo video shpërfaq dhunën e ushtruar nga ata që duhet të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe gardianë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktimat e këtij keqtrajtimi ishin dy qytetarë, A.A. dhe L.R. (emra të njohur për redaksinë). Sipas të njëjtave burime njëri nga të dyshuarit është familjar i një eprorit  të lartë të Policisë së Kosovës.

Sinjali së shpejti do ju sjellë edhe rrëfimin e dëshmitarit kryesor të kësaj ngjarje, i cili po ashtu dyshohet se kundërligjshëm u dërgua në stacion policor dhe u ndalua për 48 orë, edhe pse nuk kreu asnjë veprim për të justifikuar keqtrajtimin nga Policia.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e keqtrajtimit nga zyrtarët policorë.

/GazetaSinjali/