Manchester City e ka paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në një video kur konfirmoi transferimin e kroatit, Mateo Kovacic nga Chelsea.
Kovacic u zyrtarizua te kampioni dy ditë më parë, ku Man City e transferoi mesfushorin kroat për shifën e 30 milionë funteve.
Teksa “Citizens” e prezantoi kroatin, klubi anglez paraqiti një hartë, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.
29-vjeçari ka nënshkruar kontratë me anglezët deri më 2027.