image Skandali i Prokurorisë: Sigurimi i 'Albi Mall' që grushtoi e shqelmoi qytetarin, trajtohet në procedurë të rregullt (Video)

Drejtësi

Skandali i Prokurorisë: Sigurimi i ‘Albi Mall’ që grushtoi e shqelmoi qytetarin, trajtohet në procedurë të rregullt (Video)

news image

Më 18 maj u publikuan disa pamje të një rrahje brutale në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, ku një person nga sigurimi i kësaj qendre grushtoi e shqelmoi një qytetar për mosbartje të maskës.

E ky person ndaj të cilit do të duhej që të merreshin masa sigurie, siç duket ka pasur trajtim të veçantë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky institucion, deri më sot që nuk ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit, e as ndonjë masë sigurie sigurie ndaj tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia u deklarua për këtë rast vetëm në ditën që u publikuan pamjet, duke njoftuar se më 8 maj është proceduar kallëzim penal. E trajtim të veçantë sigurimi i “Albi Mall” ka pasur edhe në këtë rast. Sumuesi është trajtuar njëjtë me viktimën, duke u konsideruar të dy, si të dyshuar.

Prokuroria në këtë rast ka amnistuar sigurimin e kësaj qendre tregtare, që e la të lënduar rëndë qytetarin, i cili për shkak se nuk mbante maskë u “nokautua”.

Madje raportin mjekësor për lëndimet që i ka marrë viktima nga grushtet e shqelmat e sigurimit të “Albi Mall”, Policia nuk e ka dorëzuar në Prokurori deri më datën 17 maj.

Një trajtim i tillë nuk u bëhet edhe qytetarëve të rëndomtë, të cilët kryejnë vepra të tilla.

/GazetaSinjali/