Shtëpia e Futbollit UEFA ka bërë një skandal kundrejt shtetit të Kosovës.
Në videon e logos së Kampionatit Evropian “Germany 2024”, UEFA ka publikuar një hartë, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
United by Football. ⚽️❤️#EURO2024 pic.twitter.com/tx7UTMu7XJ
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 5, 2021
Për këtë skandal, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili kërkoi nga UEFA që të ndalojë fyerjet dhe të respektojë shtetin e Kosovës.
“Ju duhet ta respektoni Kosovën. Duhet t’i ndaloni fyerjet. Kjo hartë është diskriminuese dhe e papranueshme”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali Sporti/
@UEFA @EURO2024 you have to respect Kosovo.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) October 6, 2021
You should stop the insults. This map is discriminatory and unacceptable. https://t.co/C9WfgGJyy4