Derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit ka përfunduar me incidente të mëdha shkruan Sinjali Sport.
Teksa portieri i Gjilanit barazoi shifrat në fund të ndeshjes me një gol nga korneri, porteri kundërshtar më pas është sulmuar nga tifozët e Gjilanit, me pretekstin se po e vononte ndeshjen.
Ndeshja është ndërprerë menjëherë dhe portieri tashmë është dërguar në ambulancë.
Më poshtë e gjeni videon ku portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri goditet nga disa tifozë gjilanas, e cila është postuar nga faqja zyrtare e Ballkanit.