Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë ndaj Greqisë në hendboll.
“Dardanët” bën një paraqitje të mirë, derisa pësuan sërish humbje me një gol diferencë me rezultat të ngushtë 26 – 25.
Sidoqoftë, një televizion grek që transmetonte ndeshjen në kohë reale, ka bërë një skandal të madh.
Televizioni grek “EPT3”, është tallur me flamurin e Kosovës, duke e shfaqur hartën e Australisë.
Siç dihet, Kosova nuk njihet nga Greqia, andaj shkaku i politikës po ndikon edhe tek sporti. /Gazeta Sinjali Sporti/