Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë ende në arrati, pasi që ishin të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.
Ata dyshohet se derisa ishin në pozita zyrtare kanë keqpërdorur thesarin shtetëror për të transferuar para në vlerë 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent në llogari të një kompanie (emër i njohur për redaksinë).
Gazeta Sinjali mëson se është kërkuar bllokimi i llogarive të të dyshuarve, pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.
Po ashtu, është marrë vesh se janë bastisuar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë, përveç një veturë, e cila është konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/