image Skandal në Champions, tifozët armenë shfaqin parullën "Kosova është Serbi"

Futboll

Skandal në Champions, tifozët armenë shfaqin parullën “Kosova është Serbi”

news image

Sërish është shfaqur një pankartë nacionaliste në stadiumet ku luhen ndeshjet eliminatore të Champions League.

Tifozët e Pjunik janë bërë protagonistë në duelin kundër serbëve të Crvena Zvezda.

Dihet që Armenia është në konflikt me Azerbajxhanin dhe ata “godasin” armiqtë, por edhe Kosovën.

Në një nga tribunat u hap mesazhi “Karabak është Armeni, Kosova është Serbi”.

Sigurisht pritet që UEFA të marrë masa dhe ta ndëshkojë klubin armen për këtë banderolë.

/GazetaSinjaliSport/