Konkurrenti i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur si “Lugati” dyshohet se ka tymosur brenda shtëpisë së famshme substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Kështu pretendojnë shikuesit e shtëpisë më të famshme në Kosovë për momentin, të cilët i kanë dërguar pamjet në redaksinë e Gazetës Sinjali.
Në pamje shihet personazhi i njohur si “Lugati” teksa konsumon cigare jo të zakonshme, por nga ato që dyshohen të jenë të mbështjella me marihuanë apo siç njihen ndryshe si ‘joint’.