image "S'ka virus": Qindra qytetarë mbledhen në shatërvan të Prizrenit, shkelin masat antiCOVID

Shëndetësi

“S’ka virus”: Qindra qytetarë mbledhen në shatërvan të Prizrenit, shkelin masat antiCOVID

news image

Përkundër faktit që situata epidemiologjike në Kosovë po mbetet e rënduar, shumë qytetarë të Kosovës nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar nga Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, në shatërvan të Prizrenit, rreth orës 21:00, shihen qindra qytetarë që kanë dalë për t’u shëtitur në këtë qytet.

Ndonëse, Prizreni gjendet në zonën e gjelbër sa i përket kategorizimit të komunave nga Ministria e Shëndetësisë, prapë rreziku për t’u infektuar me koronavirus në raste të tilla nuk është i vogël.

Po ashtu, me vendimin e fundit nga Qeveria, ndalohet tubimi i qytetarëve në vende publike kur janë më shumë se katër persona së bashku.

/Gazeta Sinjali/