image "S'ka ujë që nga mëngjesi", ankohen qytetarët e Fushë Kosovës

Kosovë

“S’ka ujë që nga mëngjesi”, ankohen qytetarët e Fushë Kosovës

news image

Qytetarët e Fushë Kosovës po ankohen vazhdimisht për shkak të mosfurnizimit me ujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Sinjalizuesve, ata tashmë po përballen me mungesën e ujit që nga ora 09:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, ata tregojnë se këto probleme me ujë kanë filluar të bëhen të zakonshme.

Ndërsa, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se konsumatorët e Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes “Kalabria” në Prishtinë, Lagjes Mati 1, etj., kanë ndërprerje të ujiit si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit.

/Gazeta Sinjali/