Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy tërmete të tjera kanë rënë në Shqipëri.
Siç raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmetet janë regjistruar në Patok dhe në detin Adriatik.
Tërmeti i parë, në Patok, është regjistruar në orën 21:55.
Magnituda ka qenë 2.6 dhe thellësia 24 km.
Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 02:27, në detin Adriatik. Magnituda ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km.