Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
“Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Tutje ShSKUK ka njoftuar se kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-COVID. /Gazeta Sinjali/