image S'ka më dënime, qytetarët në Kinë mund të bëjnë fëmijë sa të duan

Botë

S’ka më dënime, qytetarët në Kinë mund të bëjnë fëmijë sa të duan

news image

Kina ka larguar politikën e rreptë që kufizonte numrin e fëmijëve brenda një familje. Tani familjet kineze mund të kenë fëmijë sipas dëshirës.

Qytetarët në Kinë kishin të drejtë të kenë vetëm një fëmijë. Kjo politikë u caktua në vitet e 80-ta duke u përpjekur ta arrijnë cakun e numrit të popullsisë.

Gjoba të pa përballueshme dhe vështirësi në punësim ishin mënyrat që qytetarët dënoheshin në raste që thyenin ligjin për një fëmijë. Mediet lokale vitin e kaluar raportuan se autoritetet lokale gjobiten një familje me 112.200 dollarë që kishte pasur 7 fëmijë.

“Qeveria nuk do t’i dënojë më çiftet që e thyejnë ligjin për planifikim të familjes, duke pasur më shumë fëmijë sesa janë të lejuar,” raportoi agjencia e lajmeve, Xinhua, duke cituar një dokument të lëshuar të martën mbrëma.

/GazetaSinjali/