Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka dhënë detaje për takimet e palës serbe dhe asaj kosovare, në kuadër të dialogut, sot në Bruksel.
Sonte u raportua nga zv/kryeministri, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.
Por Stano thotë se bisedimet për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës janë duke vazhduar.
“Takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i lehtësuar nga i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka mbaruar. Negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano.
Dialogue: Meeting of Kosovo & Serbia chief negotiators facilitated by EUSR @MiroslavLajcak in Brussels not over, negotiations continue to find a solution for the current crisis in the north of Kosovo.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) September 29, 2021