image S’ka distancë sociale në Ferizaj, mblidhen qytetarët përkundër masave

Sociale

S’ka distancë sociale në Ferizaj, mblidhen qytetarët përkundër masave

news image

Qytetarët e Ferizajt mbrëmjen e sotme janë mbledhur dhe kanë kaluar kohën në Qendrën Tregtare “The Village”, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht shifrave alarmante me COVID-19 që po regjistrohen në Kosovë dhe thirrjeve të vazhdueshme për distancë sociale e shmangie të kontakteve, një gjë e tillë duket se nuk iu ka interesuar qytetarëve në Ferizaj.

Një lexues i Sinjalit ka dërguar disa fotografi ku shihet turma e qytetarëve, pa asnjë distancë.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së sotme publikoi disa fotografi të zyrtarëve policorë që sonte janë në patrullim, duke iu bërë thirrje qytetarëve t’i përmbahen udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, vendimeve të institucioneve, ta ruajnë shëndetin dhe jetën duke respektuar udhëzimet e vendimet.

“Policia do të vazhdojë të zbatojë Ligjin antiCOVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet”, thuhej në njoftimin e tyre që publikuan sonte në Facebook. /Gazeta Sinjali/