image Sizmologu serb thotë se tërmetet në rajon do të zgjasin me muaj

Kosovë

Parashikimi/ Sizmologu serb thotë se tërmetet në rajon do të zgjasin me muaj

news image

Sizmologu nga Serbia, Branko Dragiçeviq, ka thënë se aktiviteti i tërmeteve në Shqipëri dhe rajon do të vazhdojë edhe për disa muaj.

Sipas tij pas tërmetit kryesor që kishte goditur Adriatikun prej 6.4 shkallë të Rihterit është shoqëruar edhe me 50 deri në 60 goditje të tjera më të vogla.

Ai thotë se një gjendje e tillë vjen si pasojë e energjisë sizmike që është grumbulluar për vite të tëra, e cila po lirohet tashmë dhe do të vazhdojë të krijojë efekte për ditë e muaj në të ardhmen.

“Ky ka qenë tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në 30-40 vitet e fundit. Tërmeti më i fortë që mund të ndodh mund të mbërrijë deri në 6 shkallë të Rihtrit. Pasojat e tij do të varen se në çfarë kohe apo orë do të ndodhë, dhe nëse do të jetë në ndonjë zonë të banuar”, ka thënë Dragiçeviq shkruan kosovo-online .

Sizmologu serb thotë se përgatitjet për mbrojtje duhet të bëhen para se tërmetet të ndodhin. Një nga to ai thotë se është ndërtimi i objekteve që janë të mbrojtura nga tërmetet.

Deri tani zyrtarisht autoritetet shqiptare kanë njoftuar për 15 të vdekur dhe qindra të lënduar./Gazeta Sinjali/