Shqipëria po kalon ndër ditët më të vështira të saj, pasi u godit nga një tërmet fatal më 26 nëntor.
Të paktën 47 njerëz ndërruan jetë dhe të tjerë trupa vazhdojnë të nxirren nga rrënojat.
Por edhe periudha në vazhdim do jetë e vështirë pasi shumë njerëz kanë humbur shtëpitë dhe janë në qiell të hapur.
Se sa e vështirë është situata, e tregojnë këto foto të LSA në Durrës. Aty shihet radha e njerëzve për të marrë bukë dhe ujë.