image Situatë e mjerueshme në Prizren, 16 orë pa energji elektrike (PAMJE) - Sinjali

Situatë e mjerueshme në Prizren, 16 orë pa energji elektrike (PAMJE)

news image

Përveç pandemisë që i shkaktoi dëme në mënyra të ndryshme gastronomisë, tash kjo e fundit po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Kriza energjetike ka prekur të gjitha zonat e Kosovës, por fushat të cilat po pësojnë më së shumti nga kjo krizë janë dyqanet dhe lokalet e ndryshme që zhvillojnë biznesit e tyre.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa pamje në adresë të redaksisë, ku shihet se gjendja në lagjen “Bajram Curri” në Prizren është pothuajse e gjitha në terr, shkak kjo nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Sinjalizuesi është ankuar se kjo lagje nuk ka rrymë më shumë se 16 orë, madje sipas tij, KEDS nuk është lajmëruar në telefonatat e banorëve.

Nga pamjet shihet se si qytetarët po mundohen të mbijetojnë edhe pse nuk kanë furnizim të energjisë elektrike.

Lagjja “Bajram Curri” në Prizren

“Shumë biznese i mbyllen lokalet, shkak reduktimeve të gjata të rrymës mbi 16 orë”, kështu deklaroi sinjalizuesi.

Lagjja “Bajram Curri” në Prizren

Nga pamjet shihet se disa biznese po mundohet të mbijetojnë me mjete ndihmëse që e furnizojnë lokalin me rrymë.

Lagjja “Bajram Curri” në Prizren
Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 267019025_312616304078973_871353867986634565_n-1-768x1024.jpg
Një barnatore në lagjen “Bajram Curri” në Prizren

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin