image Situatë alarmante në Shqipëri, hapet spitali COVID 3

Shqipëri

Situatë alarmante në Shqipëri, hapet spitali COVID 3

news image

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Shqipëri ka ndikuar që të mbushen spitalet me pacientë. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin “COVID 3, transmeton Gazeta Sinjali.

Fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish teksa kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri do të vendosë në dispozicion dhe spitalin “COVID 4”, në rast nevoje si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale.

Prej tre javësh, Shqipëria po regjistron shifra të larta infektimesh nga Covid, 10-fish më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. /Gazeta Sinjali/