Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për situatën e fundit të krijuar në Veri, pas protestave të së dielës nga serbët.
Në një intervistë për Abc ai ka kritikuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës sa i përket situatës.
Ai theksoi se tani është detyra e qeverisë për të dhënë urdhër që të hiqen barrikadat në rrugë, pasi në këtë situatë Policisë së Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë urdhrat.
“Situata në Veri është më shumë se delikate. Kam parasysh qëndrimin fillimisht të qeverisë së Kosovës, e cila u orientua të menaxhojë situatën pa ndonjë menaxhim të caktuar. Në veri të vendit ka bllokim të lëvizjes. Policia e Kosovës pret ndonjë qëndrim të qeverisë së Kosovës se çfarë do të bëjë, pasi kemi të bëjmë me një vendim politik nga ana e qeverisë, që të veprojë dhe të largojë barrikadat. Mendoj se është e papranueshme që qeveria e vendit të prerë. Deri mbrëmë kanë qenë katër policë të bllokuar, por gjatë natës kanë arritur të lëvizin në stacionin e policisë në Lasaviç, por të qëndrosh më shumë se 90 ortë pa furnizime është më shumë se brengosje, si dhe ju ëhstë ndaluar të flasin. E keqja është se i kemi rrugët e bllokuara. Është po kjo parti që akuzonte partitë në pushtet kur kishin rrugë të bllokuara. Nëse KFOR-i angazhohet do të kemi një kthim pas. Duhet që policia e Kosovës t’i hapë rrugët edhe me forcë nëse duhet”, tha Qalaj.