image Qalaj: Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari

Politikë

Qalaj: Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari

news image

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka komentuar aksionet e Policisë së Kosovës në tri lokacione, ku u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se ministrja Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje dhe do të intervistohet nga prokurori i Prokurorisë Speciale, ku mund edhe të arrestohet.

“Unë ajo çka duhet të mendoj do të ishte e rrugës do të jepte dorëheqje nga pozita e ministres dhe ftoj organet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë pa asnjë hetim. Ky do të ishte një ministre të përgjegjshme dhe një ministre që ia do të mirën Kosovës. Ajo javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje… Ajo do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale… Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari… Ne deputet e PDK-së ka shumë muaj që kemi ngrit alarmin për rezervat shtetërore dhe informatat mbi dyshimet për keqpërdorimet për rezervat shtetërore”, ka thënë Qalaj, në RTV Dukagjini.

Gjatë deklarimit të Hajdarit, pak më parë për media, ajo u shpreh se nuk besojnë në keqpërdorim të detyrës nga zyrtarët e arrestuar sot në këtë ministri, teksa e pranoi se  nga porosia për rezerva shtetërore në vitin 2022 u vonuan 3% e totalit, për të cilën tha se kanë bërë inicim gjyqësor.

/GazetaSinjali/